Franca, Matuidi mendon tërheqjen pas Evropianit të vitit 2020

Blez Matuidi mund të tërhiqet nga kombëtarja franceze pas Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit të ardhshëm. Është vetë lojtari që e konfirmoi këtë në një intervistë për RMC Sport teksa theksoi se e mendoi të bëjë dicka të tillë edhe pas Botërorit të Rusisë në 2018 ku Franca fitoi titullin. Matuidi u bë pjesë e përfaqësueses franceze në 2010 kur  fitoi mundësinë nga trajneri I asaj kohe Loran Blank dhe ndeshja e tij e parë me Blutë ishte ajo me Bosnjen. Që nga ai moment, matuidi ka zhvilluar 82 ndeshje me Francën duke shënuar 9 gola.

‘E mendova seriozisht tërheqjen nga kombëtarja pas fitores së Kupës së Botës në Rusi-tha Matuidi-por më pas mendova që ta lë atë pas evropianit të vitit 2020. Pas kësaj nuk mendova më për vendimin dhe  vetëm dua të argëtohem deri në atë moment. Në këtë moment po argëtohem në maksimun dhe po përpiqem të jap gjithcka për skuadrën’.

Sfidanti.al