Ferdinand I pamëshirshëm me Man.Utd: E turpshme, fëmijët nuk do veshin më fanelën e këtij ekipi

Manchester United u mund nga Burnley në Old Trafford 2-0 dhe rrezikon shumë kualifikimin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Një gjendje e tillë nuk është pëlqyer aspak nga Rio Ferdinand I cili nuk e ka harruar ende atë cfarë ka bërë e sidomos forcën e ish skuadrës  së tij në të kaluarën. Në fakt në momentin kur rezultati shkoi 2-0 për Burnley mijëra tifozë lanë stadiumin përpara kohe teksa Manchester United shënoi humbjen e 3 në 4 ndeshjet e para të 2020.

Tifozët tashmë janë në kulmin e irritimit ashtu sikurse ishte edhe Ferdinand në studiot e BT Sport ku nuk pati asnjë mëshirë për Djajtë e Kuq me kritikat e tij.

‘Të shohësh të gjithë këtë vihesh në siklet-tha Ferdinand-Ky Manchester United nuk mund të mbrohet. Tifozët u larguan në minutën e 85. Drejtuesit e klubit  duhet të ndërhyjnë,  të bëjnë modifikime, të bëjnë dicka. Femijët e shkollave të të gjithë vendit nuk do të veshin më fanelën e kësaj skuadre. Askush nuk po vë baza për të ardhmen, nuk po shoh ndonjë rrugëtim. Në 7 vitet e fundit janë shpenzuar shumë para, po ku është rezultati I këtyre investimeve’

Në qendër të kritikave të Ferdinand përfundoi edhe Harry Maguire për të cilin Manchester United I pagoi Leicesterit 92 milionë Euro.

‘Duhet të tregojë pak më shumë dëshirë-tha Ferdinand-sMaguire duhet te shfaqet si kapiten. Ishte në një pozicion më të mirë se Ëood në golin e parë, por nuk I parapriu. Një mbrojtës nuk mund të rrijë kaq larg kundërshtarit. Manchester United është konsideruar si një prej klubeve më të mëdhenj në botë, por nuk duam të kemi fundin e Liverpoolit të cilit iu deshën 30 vjet për të arritur në pozitat ku janë aktualisht. Nuk mund t’ia lejojmë vetes’.

Sfidanti.al