Rudi Fëler nuk pranon justifikime nga Leverkuseni në Europë!

Bundesliga ka disa javë që ka përfunduar, dhe skuadrat janë mbledhur përsëri për të punuar, pas një pushimi të shkurtër. Disa prej ekipeve do të luajnë në kupat kontinentale, dhe njëri prej tyre është Leverkuseni që ndeshet me Gllazgou Rejnxhërsin e Skocisë në Ligën e Europës. Do të jetë një edicion i habitshëm europian, pasi disa ekipe kanë pushuar më shumë e disa më pak, ndërsa Rejnxhërsi e ka bërë përgatitjen për Europën më mirë sesa Leverkuseni, sepse kreu fazën përgatitore dhe nisi Premier Ligën skoceze. Gjithsesi, drejtuesi i lartë i klubit, Rudi Fëler, nuk pranon justifikime. “Ne kemi fituar 3-1 në Skoci ndeshjen e parë, – thotë kampioni i botës i vitit 1990, – pra, nuk mund të ketë justifikime nëse rrezikojmë kualifikimin. Mendoj se tek të gjitha skuadrat do të ketë efekte negative nga ky sezon me probleme. Nuk ndryshon ndonjë gjë. Ne duam të luajmë për të fituar Ligën e Europës, dhe pastaj të marrim pjesë në CHampions”.

Sfidanti.al