“Peshku në det, tigani në zjarr”, në Itali ëndërrojnë Ligën e Europës për Interin!

Ku shkuan kritikat e ashpra, deri në kërkesë për largim të Kontes? Moti ka ndryshuar në Milano, dhe Interi është ekipi i momentit në Apenine, ndërsa sonte do të luajë çerekfinalen e Ligës së Europës ndaj Leverkusenit gjerman. Vetë trajneri Antonio Konte thotë se ndeshja do të jetë shumë e vështirë, dhe se duhet pasur shumë kujdes ekipi gjerman, por “La Gazeta delo Sport” titullon se ky duket si viti i zikaltërve, të cilët mund ta fitojnë trofeun. Duke hedhur sytë përtej përballjes së sotme, e përditshmja thekson se në gjysmëfinale, Interi do të jetë ndaj Shahtarit ose Bazelit, pra kundërshtarë të përballueshëm, jo si Mançester Junajtidi apo Sevilja, që janë shumë më të fortë. Këta mund të dalin përballë vetëm në finale, por sa për Konten vlen vetëm ndeshja e sotme me Leverkusenin.

Sfidanti.al