E turpshme në Brescia; u dëgjuan koret ‘Napoletanë coronavirus’

Futbolli italian regjistron një tjetër episod të turpshëm në shkallët e stadium me protagonistë tifozët ultras. Bëhet fjalë p[ër sfidën e së premtes mes Brescias dhe Napolit e fituar nga ky i fundit me rezultatin 2-1. Gjithcka ndodhi në minutën e 30 të sfidës kur një grup tifozësh ultras të Brescias lëshuan kore kundër Napolit, fillimisht duke i bërë homazh Vezuvit dhe më pas për 4 minuta filluan të thërrisnin: ‘Napoletanë coronavirus’

Një gjest ky vërtet i neveritshëm që shkaktoi menjëherë indinjatë dhe zemërim në rrjetet sociale dhe jo vetëm nga tifozët e Napolit që u krye në një moment kur e gjithë Italia është e tronditur nga lajmi për mbërritjen e këtij virusi të tmerrshëm që ka shkaktuar viktima edhe në këtë vend. Është ky një episod për të cilin janë të shumtë ata që kërkojnë një dënim ekzemplar nga institucionet e larta të futbollit italian.

sfidanti.al