Coronavirus në Itali, anulohen evenimente sportive

Coronavirus që ka mbërritur në Itali ka ndezur sinjalet e alarmit edhe në botën sportive duke detyruar autoritetet italiane të anulojnë një sërë evenimentesh sidomos ato që janë në zonën e Lombardisë që është edhe më e prekura. Në total në botën e futbollit janë anuluar 88 ndeshje futbollit në kampionatet diletante, ndërkohë që në orët e fundit u vendos shtyrja edhe e ndeshjes së Serisë B mes Ascolit dhe Cremoneses.

Një ditë më parë Liga Dilettanti e Lombardisë bëri të ditur anulimin e 42 ndeshjeve në kampionate të ndryshme të kategorisë së të rinjve deri te futbolli i femrave, ndërkohë që pezullime të aktiviteteve pati edhe në disiplina të tjera si volejbolli e basketbolli. Madje Federata Italiane e Volejbollit bëri apel që të pezullohen edhe ndeshjet e Serise A të kampionateve për femra dhe meshkuj

sfidanti.al