E thotë media zvicerane; Granit Xhaka pranë kalimit te Milani

Milani nuk po punon vetëm për aspektin sportiv, por edhe në merkaton e transferimeve për t’I siguruar trajnerit Pioli përforcimet e nevojshme në mënyrë që kuqezinjtë të dalin nga gjendja e vështirë ku ndodhen. Lajmet më të fundit vijnë nga Zvicra dhe kanë të bëjnë më Granit Xhakën. Mesfushori është në një ‘luftë të hapur’ me tifozët e Arsenalit dhe po mendon të largohet dhe të ndërrojë ambient, madje sipas RSI futbollisti duket se ka nisur kërkimet për shtëpi në Milano

Granit Xhaka deri tani ka luajtur 10 ndeshje për 832 minuta në këtë sezon, por në 27 tetor në ndeshjen me Kristal Palas e mbyllur 2-2, u fërshëllye nga tifozët kundrejt të cilëve reagoi në mënyrë të shëmtuar. Që nga ai moment, Emeri nuk e grumbulloi me skuadrën për ndeshjet me Liverpulin, Ulvërhemptonin, Leister dhe Vitoria Gimaraesh dhe I hoqi edhe shiritin e kapitenit.

Është ky një rast shumë I mirë për Maldinin e Boban për të tentuar të sjellin Xhakën te Milani, një ide kjo që ndoshta fillimisht është hedhur nga Ivan Gazidis që e ka njohur Xhakën kur ishte te Arsenali.

Sfidanti.al