E dini cili injoron Real dhe Barcelonën? Levandoski shpërfill…

Robert Levandowski nuk e sheh si hap para në karrierë transferimin te Real Madrid ose Barcelona.

Për shumë lojtarë transferimi te Real Madridi dhe Barcelona është ëndërra më e madhe në karrierën e tyre.

Por, kjo nuk vlen për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Ky i fundit nuk e sheh si hap para në karrierë transferimin te Real Madrid ose Barcelona.

“Bayern është një prej ekipeve më të mira në botë, dhe i barabartë me Real Madridin dhe Barcelonën”, deklaroi Levandovski për Bild, përcjell Express.

“Transferimi për mua nuk do të thotë një hap lart. Ne mund të fitojmë çdo titull. Përveç kësaj, ndihem shumë mirë në Munich”, theksoi sulmuesi polak.