E çuditshme, por e vertete; Murinjo do perfitoje 1.9 mln Euro per 4 dite nga televizioni RT

Vetem nje dite me pare u mesua se Zhoze Murinjo do te beje rolin e opinionistit per televizionin rus  RT gjate kampionatit Boteror te futbollit. Por trajneri portugez i Mançester Junajtid nuk do te jete gjate gjithe kohes ne Rusi. Murinjo do te shkoje atje per ceremonine e hapjes dhe do te qendroje 4 dite ku per opinionet e tij mesohet se do te perfitoje plot 1.9 milione Euro ose te themi ndryshe 475 mije Euro ne dite.

Nje shifer kjo shume e larte, madje edhe me e larte se ajo e Lionel Mesit qe eshte futbollisti me i paguar ne bote me argjentinasin qe perfiton nga kontrata me Barcelonen 110 mije Euro ne dite.

Nderkaq mesohet se Murinjo do te komentoje edhe ne diten e finales se madhe te Boterorit, por kete do ta beje nepermjet transmetimit satelitor, pa qene e nevojshme te shkoje ne Rusi.

Sfidanti.al