Dueli Ronaldo-Messi edhe në garën për ‘FIFA The Best’

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë të përfshirë sërish në garën për Cmimin e FIFA The Best për cmimin e Futbollistit më të Mirë 2020. Dy yjet e futbollit botëror janë mes 11 kandidaturave për këtë cmim prestigjioz që jepet cdo vit nga qeveria e futbollit botëror bashkë me Thiago Alcântara , Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski, Sadio Mané, Kylian Mbappé , Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Salah, Virgil van Dijk.

Ceremonia e dhënies së Cmimeve FIFA The best do të zhvillohet online në 17 dhjetor dhe në total janë 6 kategori, finalistët e së cilave do të mësohen në 11 dhjetor. në këtë  ceremoni do të jepen edhe cmimet për futbollisten më të mirë të vitit ku mes kandidaturave spikasin Lucy Bronze, jenni hermoso, pernille harder. Po kështu do të shpallet edhe portieri më i mirë i vitit ku në garë janë Alisson, Courtois, Jan Oblak, Ter Stegen, Manuel neuer e Keylor Navas.

Përsa i përket cmimit për trajnerin më të mirë të vitit, Jurgen Klopp, fituesi i vitit të kaluar është sërish mes pretendentëve së bashku me Hansi Flick, Marcelo Bielsa, Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane. Po kështu do të ketë vend edhe për cmimin Puskas për golin më të bukur të vitit ku mes kandidaturave është goli i Son në sfidën mes Tottenham dhe Burnley dhe ai i Luis Suarez në ndeshjen e La Ligas mes Barcelonës dhe Mallorcas.

sfidanti.al