Napoli të enjten do të luajë me Rijekën në Europa League dhe trajneri i tij, Gennaro Gattuso shfaqet i karikuar si gjithnjë.
‘Mund të bëjmë më mirë, e dimë, por rrugëtimi që kemi nisur më pëlqen-tha Gattuso-por paskla qenë dikush që mendonte se mund të grumbullonim 130 pikë’.
Ditët e fundit në median italiane u fol shumë për një debat shumë të ashpër mes trajnerit dhe futbollistëve të Napolit, lajm që fillimisht e mohoi klubi dhe tani një gjë të tillë e bën vetë protagonisti i ngjarjes, Gattuso
‘ajo që keni shkruar dhe kush e ka shkruar nuk është e vërtetë-tha Gattuso-nuk jam zënë me skuadrën. kam folur me të, por pa u zënë. Nuk duhet të shoh asgjë, duhet të shoh impenjimin dhe ndjenjën e përkatësisë, që e shoh. Tani mjaft. Dua të shoh dicka më shumë. Nuk dua që loja e mirë të na rehatojë, duhet të fillojmë të nuhasim sërish rrezikun. Ndoshta nuk shprehem mirë në italisht, kam thënë se përgjegjësia është e imja teksa pas një viti nuk arrij ende të shoh gjërat që i kërkoj skuadrës. Nuk kam masakruar asnjë lojtar’.
sfidanti.al