Dibala larg Juventusit? Kur e thotë i vëllai…

Paulo Dibala është një prej futbollistëve që mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Një lëvizje kjo që bëhet për të sjellë të ardhura në arkat e Juventusit, por edhe për të zgjidhur përfundimisht problemin me raportet jo shumë të mira me trajnerin Alegri gjithnjë nëse ky i fundit konfirmohet në pankinën bardhezi.

Një tregues i lamtumirës së mundshme të futbollistit argjentinas nga Zonja e Vjetër vjen nga vëllari i Paulo Dibalës, Gustavo që ka folur në një intervistë për Radio Impacto Cordoba.

‘Ka shumë mundësi që Paulo të lërë Juventusin-tha Gustavo Dibala-ka nevojë për një ndryshim. Nuk është i lumtur dhe nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga kjo skuadër’,

Në intervistën e tij, Gustavo Dibala tregoi edhe arsyet e këtij trishtimi të Paulos dhe mesa duket bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon.

‘Jashtë fushës së lojës ai nuk ka asnjë problem me Ronaldon. problemet janë në fushën e lojës dhe kundër tij është e pamundur të dalësh. Paulo është i ri-vijoi Gustavo Dibala që gjithsesi nuk përmendi destinacionin e mundshëm të Paulos-a do të qëndrojë Paulo në Itali, apo do të shkojë jashtë? Këtë nuk mund ta them. Ishte shumë mirë në Itali, tani nuk është më’.

sfidanti.al