De Jong – gjyqtarit: Mos i bjer biliblit, lëre të vazhdojë edhe pak!

Futbollisti holandez, Frenki De Jong, do të largohet mbas mbarimit të sezonit nga Ajaksi dhe do ta vazhdojë karrierën te Barcelona, kështu që ndeshja e tij e fundit me klubin amsterdamas ishte e mbushur me shumë emocione për të dhe tifozët.

Duke mundur (4-1) De Grafshapin në ndeshjen e fundit, Ajaksi fitoi titullin e kampionit të Holandës mbas pesë vitesh. Në fund të ndeshjes, mesfushori i talentuar 22-vjeçar pati një diskutim komik me gjyqtarin, të cilin ai e luti që të mos t’i binte bilbilit final, por ta vazhdonte ndeshjen edhe pak kohë.

De Jongu do të transferohet së shpejti në “Kamp Nou”, pasi për të Barcelona pagoi 65 milionë euro dhe zyrtarisht ai do të bëhet pjesë përbërëse e klubit katalonjas më 1 korrik 2019. Në këtë mënyrë, De Jongu do të luajë me Barcelonën, me të cilën ai ka qenë tifoz që fëmijë i vogël.

Sfidanti.al