Covidi nuk i ndahet Arsenalit,futbollisti pozitiv para.. Manchester City

Një futbollisti i Arsenalit rezultoi pozitiv me Covid-19 përpara rifillimit të Premier League që për Topcinjtë përkoi me ndeshjen ndaj Manchester City të humbur 3-0. Sipas mediave të ndryshme, futbollisti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ishte në kontakt të ngushtë me 2 pjesëtarë të tjerë të skuadrës dhe për këtë arsye ata u detyruan të hyjnë në vetëizolim.

Më pas këta 3 persona që nuk shfaqën simptoma, në testet që kryen më vonë rezultuan negativë dhe fituan të drejtën për t’u bashkuar me skuadtën në stërvitje një ditë përpara përballjes me skuadrën e Citizens të drejtuar nga trajneri Pep Guardiola.

Sfidanti.al