Coronavirus, edhe Barcelona mendon shkurtimin e pagave

Barcelona duket se ka ndërmend të ndjekë shembullin e shumë klubeve evropiane dhe po mendon seriozisht të reduktojë pagat  futbollisteve. Klubi katalanas po bën një plan për të përballuar pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi dhe mes masave për t’u ndërmarrë është padyshim reduktimi I kostove që mund të përfshijë edhe një reduktim të pagave të punonjësve ku mund të hyjnë edhe futbollistët, një lajm ky që bëhet I ditur nga ‘La Vanguardia’

Niveli I pagave të Barcelonës përfaqëson 61% të buxhetit total të planifikuar për sezonin 2019/2020. Gjithsej Barcelona ka në dispozicion 507 milionë Euro në vit për pagat dhe 135 milionë për amortizimet. Për këtë arsye drejtuesit e klubit blaugrana do t’I kërkojë Messit e të tjerëve të bëjnë gjestin e pranimit të përshtatjes me situatën e jashtëzakonshme. Burime të brendshme të klubit  pranojnë se është  e nevojshme ekzistenca  e një plani të mbijetesës që në mënyrë të paevitueshme do të kërkojë sakrifica.

Sfidanti.al