Cmendet PSG; i ofron Mbapesë 50 milionë Euro në vit

Së fundmi janë shtuar zërat që flasin për pakënaqësitë e Kilian Mbapesë në drejtim të Paris Sën Zhermenit, pasi atij nuk i jepet roli i liderit në skuadër. Kjo ka bërë që te kampionët e Francës të bien sirenat e alarmit, pasi sulmuesi 20 vjecar tashmë duket se është vënë në shënjestrën e Mancester Sitit, ndërkohë që prej kohësh ai ndiqet edhe nga Reali i Madridit.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit transalpin nisën lëvizjet e tyre duke i ofruar një kontratë të re Mbappesë edhe pse ajo aktuale e tij skadon në vitin 2023. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi ‘The Sun’ sipas të cilit kampionët er Francës i propozuan një pagë prej 50 milionë Eurosh në vit për Mbape në mënyrë që ai të pranijë qëndrimin në Francë.

sfidanti.al