Zvezda fitoi një pasuri të tërë, duke u kualifikuar në play-off të LK-së

Crvena Zvezda kampione e Serbisë, duke kaluar Kopenhagenin mbas asaj serie dramatike të gjatë penalltish (22), u kualifikua në play off të Ligës së Kampioneve dhe veç këtij fakti të fundit, ky klub beogradas ka të drejtë që t’i fërkojë duart me kënaqësi, sepse benefiti i tij financiar është shumë i madh.

Deri tani, Zvezda e ka të sigurt se në arkën e vet do të fusë mëse 9,5 milionë euro, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në play-off.

Nëse nuk do ta kalojë dot raundin e fundit play-off para fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve (LK), atëherë Zvezda do të kalojë në Ligën e Evropës. Por, nëse do të arrijë të hyjë në fazën e grupeve të LK-së, Zvezda do të marrë të paktën 17,4 milionë euro që gjëështë një shumë tepër e madhe për një klub nga Ballkani. Plus, çdo fitore ose barazim në fazën e grupeve të LK-së do të sjellë fitime suplementare.

Sfidanti.al