David Luizi ngjalli një të papritur të madhe, kur u transferua në ditën e fundit të sezonit të transferimeve nga Çelsi për tek Arsenali qëështë edhe rivali kryesor në Londër. Kështu, mbrojtësi brazilian do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin anglez, por tani do të mbrojë ngjyrat e Arsenalit që e fitoi Luizin për një shumë “simbolike” prej tetë milionë sterlinash, duke pasur parasysh se ai është një mbrojtës i mirë me përvojë të madhe.
Shumë nga tifozët e Çelsit mbajtën një qëndrim negativ ndaj largimit të Luizit, por, fundi i fundit, një arsye të fortë e kishte ai që u largua nga klubi londinez, nga i cili ai më parë nuk pranonte të ikte, edhe pse e mbanin në stolin e rezervave në kohën, kur trajneri Çelsit ishte Antonio Konte.
“Fakti që David Luizi u largua ashtu si u largua tregon së në këtë mes ka diçka që publiku nuk e di. Duket se trajneri i ri, Lampard, i ka thënë futbollistit brazilian se ai nuk do të jetë opsioni i tij i parë në formacionin kryesor. Ndoshta, Luizi duhet ta kishte bërë këtë që bëri, më parë, sepse vendime të rëndësishme nuk merren ditën e fundit. Sido që të jetë, sipas meje, Lampardi bëri mirë që i tregoi Luizit derën e daljes dhe ai nuk do të bëhet pishman”, deklaroi Emanuel Petit, kampion bote më 1998 që ka luajtur nga tre vite me Arsenalin dhe Çelsin.
Sfidanti.al