Trajneri i Shahtjorit në konferencë shtypi mban fjalën.. si Zoro!

Trajneri i Shahtjorit të Donjeckut, Paulo Fonseka, e mbajti premtimin dhe, mbas fitores 2-1 ndaj Mançester Sitit, u shfaq në konferencën e shtypit me maskën e Zoros. Fonseka kishte premuar se, nëse ekipi i tij do ta kalonte fazën e grupeve, ai do të vishte maskën e personazhit të njohur filmik, Zoro. Shumëkish kishte menduar se ai po bënte shaka, por ai, me të vërtetë, e bëri këtë gjë,.

“Zoro është personazhi im i dashur që nga fëmijëria. Kjo është konferenca e shtypit më e gëzuar në karrierën time. Ne, më të vërtetë, jemi të gëzuar, jo vetëm tifozët e Shahtjorit, por të gjithë ukrainasit mund të jenë krenarë për këtë sukses”, deklaroi Fonseka.

sfidanti.al