Reali fitoi Championsin, por humbi garën e parave me Sitin!

Kampion i Europës është Reali i Madridit, nënkampione është Atletiko. Kjo vlen për futbollin në fushë. Mançester Siti i la pas dy gjigandët spanjollë në renditjen e financave dhe u shpall kampion i Europës për fitimet e realizuara në Champions.

Publikimi i klasifikimit nga UEFA tregon se Siti arkëtoi gati 84 milionë euro, ndaj 80 milionëve të madrilenëve. Atletiko duhej të kënaqej me më pak sesa kushërinjtë e një qyteti, pasi pas Realit erdhën Juventusi dhe Paris SG. Kampionët e Italisë përfituan 76 milionë dhe ata të Francës gati 71 milionë.

Më tej, Atletiko, Çelsi, Roma, Bajerni dhe më në fund Barcelona me 56 milionë euro.

B. Kuka