NBA-ja luhet në Europë? Pse Championsi të mos jetë në SHBA?

Në Spanjë u bë debat i madh dhe u refuzua si mundësi. Futbolli nuk e paska të lehtë të kalojë Atlantikun, edhe pse gjatë verës skuadrat e kontinentit të vjetër shkojnë për turne dhe për pasuri në brigjet amerikane. Kjo gjë mund të ndryshojë, pasi UEFA mund të ndjekë shembullin e NBA-së, që zhvillon ndonjë ndeshje në Londër. Propozimi është që finalja e Championsit të zhvillohet në Nju Jork në vitin 2024, dika për të cilën po vazhdojnë diskutimet. Nëse gjithçka shkon mirë, finalja do të luhet në “Metlajf Stejdium” (Metlife Stadium). Vitet më të afërta janë përcaktuar, pasi në 2022 ndeshja fundore e Championsit do të jetë në Mynih, dhe në 2023 do të jetë në “Uembli” të Londrës.

Sfidanti.al