Molla e sherrit quhet Champions pwr “vrasësit e golit”

Nëse rivali i tij, Leo Mesi, është dominues në sezonin e tanishëm të Championsit, Kristiano Ronaldo është sulmuesi që ka shënuar më shumë gola në historinë e këtij turne të spikatur.  Portugezi është vetëm 4 gola larg kuotës së 100 golave në Champions, pikërisht kur do të luajë me Legian e Varshavës të mërkurën. Ishte një rast i humbur ndeshja e parë në Legia, kur kampioni portugez i golit mbeti thatë, pa shënuar. Tani llogarite bëhen ndryshe, pas asaj triplee të Ronaldos në kampionat.

Edhe pse  kundërshtari i tij “dhëmbë për dhëmbë” Leo Mesi ka pushtuar skenën e këtij sezoni me 6 gola në 3 ndeshje, ku ndeshja me Sitin ishte një fushatë e bollshme me 3 gola, Ronaldo kërkon më shumë se triumfi i një sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *