Kavalier Lionel Messi; komplimenton rivalin e tij Kristiano Ronaldo

Lionel Messi dha spektaklin e tij të zakonshëm në Camp Nou teksa udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 5-1 ndaj Lionit duke e kualifikuar në cerekfinale të Ligës së Kampioneve me argjentinasin që shënoi dy gola dhe dha 2 assist në këtë ndeshje. Por argjentinasi në përfundim të sfidës nuk i kurseu aspak elozhet në drejtim të rivalit të tij Kristiano Ronaldo që shënoi të gjithë golat e Juventusit në fitoren 3-0 ndaj Atletiko Madrid.

‘Ajo që bëri Kristiano Ronaldo me Juventusin ishte impresionuese-tha Messi-ishte një surprizë e madhe sepse besoja se Atletiko Madrid do të kishte hedhur më shumë forca në fushë. por Juventus u tregua vërtet i zoti, ka shumë potencial dhe përjetoi një mbrëmje magjike me 3 gola’

Tani e ka radhën shorti i cerekfinaleve, por kapiteni i Barcelonës preferon që të mos cbilancohet duke i përkufizuar të gjitha skuadrat e kualiufikuara si shumë të vështira për t’u përballut

‘Përsa u përket ekipeve të tjera që janë në cerekfinale, janë të gjitha shumë të forta-tha Messi-të shohim se cila prej tyre do të na bjerë për pjesë në short. Edhe Ajaksi më pëlqeu, ka në përbërje shumë lojtarë të rinj të cilët treguan se nuk kanë frikë nga asgjë’

sfidanti.al