Intervista Ronaldo-Messi: Nuk kemi darkuar ende bashkë, shpresojmë në të ardhmen

Rivalë, por jo armiq; kështu mund të përshkruhen raportet që ekzistojnë mes dy futbollistëve më të mirë të botës, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që u vu re edhe në pasditen e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Si Ronaldo ashtu edhe Messi ishin kandidatë për cmimin e Lojtarit më të mirë të UEFA bashkë me Van Dajk, cmim që u fitua pikërisht nga mbrojtësi holandez i Liverpulit.

Gjatë zhvillimit të ceremonisë Messi dhe Ronaldo u bënë protagonistë të intervistave vërtet të këndshme ku nuk i kursyen fjalët e ëmbla kundrejt njëri-tjetrit.

‘Na ka marrë malli? Po ishte një rivalitet i bukur, tani e shoh nga larg-ishin fjalët e Messit që nisi këtë interviste por që gjeti përgjigjen e menjëhershme të portugezit.

‘E kemi ndarë bashkë këtë skenë për 15 vjet nuk e di nëse kjo ka ndodhur ndonjëherë. Nuk është e lehtë, kemi raport të mirë,. Nuk kemi darkuar ende bashkë, por shpresojmë ta bëjmë në të ardhmen-ishin fjalët e Ronaldos-sigurisht më mungon të luaj në Spanjë dhe kundër tij. Më ka shtyrë që të përmirësohem sic kam bërë unë me të. Ishte dicka e bukur që u bëmë pjesë e historisë së futbolllit’.

sfidanti.al