Guardiola si mësuesi i anglishtes, edhe Otamendi e ka një “test”

Tek Mançester Siti nuk mund të flitet gjuhë tjetër përveçse anglishtja. Nuk është klubi, por trajneri që e kërkon dhe ky trajner quhet Pep Guardiola. Katalanas “dok”, me gjuhën e tij katalanase “në majë të gjuhës”, por edhe me spanjishten natyrshëm të zotëruar 100 për qind, ai nuk dëshiron t’i ngarërrohet gjë tjetër në skuadër. Tek Siti ka lojtarë nga 11 vende të ndryshme, dhe Guardiola dëshiron që duke folur një gjuhë, futbollistët do të jenë më të bashkuar, më shumë familje.

Në gjithë organikën ka prani të fortë spanjolle apo portugeze, mes lojtarëve dhe stafit, por Pep nuk e inkurajon këtë. Rregulli i vendosur nga trajneri ka të bëjë me stërvitjen dhe me ndeshjen, si dhe kur skuadra është bashkë. Mbrojtësi Nikolas Otamendi thotë se “unë kam një provim për të marrë”. Rregulli tjetër “Made in Pep” është që futbollistët duhet të ushqehen së bashku, në të njëjtën kohë.

Sfidanti.al