Finalja e Ligës së Kampioneve 2019 – në Baku të Azerbaixhanit

Ndeshja finale e Ligës së Kampioneve për sezonin 2018/19 do të luhet në stadiumin “Olimpiski Stadion”, në Baku të Azerbaixhanit, shkruante, dje, gazeta spanjolle “Diario As”.

Stadiumi i dytë kandidat për finalen e lartpërmendur ishte ai i sapondërtuari i Atletikos së Madridit, “Vanda Metropolitano”, por, për shkak të numrit më të vogël të vendeve VIP në tribunat e tij, ai nuk e mori “dritën e gjelbër”. Vendi mikpritës i ndeshjes finale do të miratohet nga UEFA, më 21 shtator.

Ndeshja finale e Ligës aktuale të Kampioneve do të luhet në stadiumin “Olimpiski Stadion” të Kievit të Ukrainës.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *