Bota u shkri gazit: Salahu u tmerrua se mund ta puthte një reportere!

Liverpuli, të shtunën e kaluar, u bë kampion Evrope, pasi në finalen e Ligës së Kampioneve në Madrid mundi 2-0 Totenhemin, ndërkohë që Mohamed Salahu me golin e tij, të realizuar nga penalltia që në min. e parë, paralajmëroi kurrorën e gjashtë evropiane për “të kuqtë”.

Tri ditë mbas finales së lartpërmendur, në rrjetet sociale po qarkullon një video me pjesëmarrjen e futbollistit egjiptian të mësipërm që ka bërë për të qeshur shumë njerëz në botë.

Një reportere që po e intervistonte Salahun mbas ndeshjes, në një moment iu afrua atij, sepse nuk po e dëgjonte mirë, për shkak të zhurmës së madhe që vinte nga katër anët e stadiumit “Vanda Metropolitano”, por ylli egjiptian mysliman  i Liverpulit e interpretoi ndryshe afrimin e reporteres te fytyra e tij, si një përpjekje që ta puthte atë, kështu që ai e largoi menjëherë i tmerruar fytyrën e tij, duke i bërë për të qeshur të gjithë ata që e panë këtë skenë në rrjetet sociale.

Sfidanti.al