VAR bëhet.. varr për ndeshjen: i kthejnë nga dhoma që të gjuajnë penalltinë

Ndeshja mes Maincit dhe Frajburgut e Bundesligës do të mbahet mend si ndeshja e parë, në të cilën gjyqtari, fillimisht, i përcolli futbollistët për në dhomën e zhveshjes, ndërsa, më vonë, i ktheu që të gjuajnë penalltinë!

Fjala është për sistemin e ri VAR (Video Asisstant Referee) dhe vendimin e gabuar të gjyqtarit në fund të pjesës së parë, kur ai (gjyqtari) nuk e kishte parë lojën me dorë të një prej mbrojtësve të Frajburgut. Ai fërshëlleu fundin e pjesës së parë, por, më pas, atij iu sugjerua që ta rishihte situatën e diskutueshme në monitorin e VAR-it dhe, kur ai konstatoi gabimin e vet, nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, veçse t’i kthente lojtarët në fushë, më qëllim që të gjuhej penalltia.

Sfidanti.al