“Spiuni” quhet “Kicker “:Tuhel  refuzoi Bajernin  që të merrte Arsenalin!

Trajneri gjerman, Tomas Tuhel, që është i paangazhuar që nga viti 2017, është marrë vesh me një klubet e mëdhenj të futbollit anglez, Arsenalin. Ditët e fundit, lajm aktual ka qenë ai se Tuheli refuzoi që të vihej në krye të Bajernit dhe të zëvendësonte veteranin Jup Hajnkes me arsyetimin se ai do të marrë përsipër Arsenalin e Londrës.

Këtë informacion e bëri të ditur “Kickeri” gjerman që shkruante se trajneri 44-vjeçar gjerman ka arritur një marrëveshje paraprake me “topçinjtë” që të marrë përsipër ekipin londinez që, aktualisht, drejtohet nga Arsen Vengeri që parashihet që të shkarkohet në fund të sezonit, për shkak të rezultateve të dobët ë tij.

Megjithatë, pavarësisht nga sa bën të ditur mediumi i mësipërm gjerman, dilema mbetet, pasi trajneri francez ngul këmbë se ai do ta çojë deri në fund kontratën e tij që atij i përfundon më 2019. Tuheli njihet si një trajner që promovon një futboll agresiv e sulmues dhe, deri tani, ai, në karrierën e tij, ka drejtuar, veç Borusias së Dortmundit, edhe Maincin dhe ekipin e dytë të Augsburgut.

Sfidanti.al