Një shaka për Halandin: Ç’prisni nga dikush që është zënë në stadium!

Këtë batutë e ka lëshuar një ish-futbollist norvegjez, sot analist televiziv, i njohuri Jan Age Fjortoft. Ish-lojtari profesionist ka qenë mik me babanë e Erling Halandit, Alf-Ingen, ndërsa nuk ka ngurruar të japë një shpjegim krejt personal dhe të veçantë për aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit të Dortmundit për të shënuar gola.

“Çfarë mund të prisni nga një djalë, të cilin nëna dhe babai e zunë në dhomën e zhveshjes në stadium”, – tha Fjortofti me të qeshur. Ai i bëri jehonë historisë së një takimi romantik mes Alf-Inges dhe gruas së tij të ardhshme, në stadiumin e Lids Junajtidit, ku ai luante në atë periudhë. Nëntë muaj përpara sesa të lindte Erlingu, babai i tij ishte pjesë e një ndeshjeje emocionuese ndaj Njukasëllit në “Eland Roud”, ndeshje e fituar 3-2 nga vendasit, dhe Fjortofti nënkupton se fekondimi është kryer në “Eland Roud” pikërisht pas kësaj ndeshjeje. Erling Halandi po shkëlqen këtë sezon në Champions, ndërsa ishte fillimisht me Salcburgun e tani me Dortmundin.

Sfidanti.al