Bundesliga, aty ku dëgjohet zëri i tifozëve; eliminohen ndeshjet e së hënave

Tifozët duket se kanë shumë peshë në bundesligën gjermane. së fundmi ata  e kishin shtuar presionin mbi drejtuesit e këtij kampionati  në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve ditëve të hëna dhe zëri i tyre mesa duket është dëgjuar. në fakt, në Bundesligë është marrë vendimi zyrtar që të mos ketë më ndeshje të kampionatit ditën e hënë duke nisur nga sezoni 2020/2021.

Kjo masë do të hyjë në fuqi pasi të ketë skaduar kontrata aktuale e të drejtave televizive që parashikonte zhvillimin e disa ndeshjeve ditëve të hëna, dicka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në kampionatin gjerman të futbollit. Mësohet se për ndeshjet e kësaj fundjave, ishte parashikuiar zhvillimi i një proteste në të gjithë stadiumet me tifozët që kishin vendosur që të mos inkurajonin skuadrat e tyre gjatë pjesës së parë të sfidave.

Në vitin 2016, klubet e Bundesligës kishin vendosur për zhvillimin e 5 ndeshjeve ditëve të hëna për cdo sezon dhe kjo shkaktoi pakënaqësi të madhe te tifozët që nuk reshtën së protestuari në asnjë moment. në muajin shtator,  ata qëndruan në heshtje nëpër stadiume, si shenjë proteste kundër komercializimit të futbollit. marrja e vendimit për të eliminuar ndeshjet e ditëve të hëna, do të thotë se do të ketë më shumë sfida ditën e diel duke qenë se skuadrat që marrin pjesë në Europa League i luajnë sfidat e këtij kompeticioni ditën e enjte, kështu që u duhen 3 ditë rekuperimi.

sfidanti.al