As Sane, as Haverci, Oliver Kahn “ngrin” tifozët e Bajernit të Mynihut!

Vërtet flasim për një klub të madh në Gjermani, dhe që synon gjithnjë majat. Bajerni mund të ketë hapur etapën e re të sukseseve, por jo gjithnjë mund të arrijë synimet, sidomos në transferime. Kjo ka ndodhur edhe më parë, ndryshe nga Reali apo Barcelona, dhe kjo mund të ndodhë sërish. Anëtari i bordit, Oliver Kahn, ka “fjalë të akullta” për tifozët, ndërsa nuk jep shpresë se mund të merren yjet si Leroi Sane apo Kai Haverc.

“Për momentin është e kotë që të flasim pasi asgjë nuk mund të ndodhë dhe periudha e transferimeve nuk është hapur, – u shpreh Kahni, – kur kjo të ndodhë, unë sërish do të jem pesimist, skeptik. Ne do të përpiqemi të bëjmë qoftë edhe një goditje të madhe, por unë nuk kam parë asnjë klub deri tani që të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë”. Kahni theksoi se Haverci është lojtar shumë i mirë, por kjo nuk do të thotë se Bajerni duhet të marrë çdo lojtar të mirë. Për Leroi Sanenë, ai u shpreh se futbollisti pati një dëmtim të rëndë, ndërsa ka kontratë me Mançester Sitin.

Sfidanti.al