Barcelona kërkon qendërsulmues; i preferuari është Aubumeyang

Barcelona kërkon të përforcohet në këtë sesion të merkatos me një qendërsulmues për të zëvendësuar Luis Suarez i cili do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj pas një operacioni të kryer në gju. Te klubi katalanas askush nuk dëshiron që të kapet në kundërkohë dhe që jo gjithcka të bjerë mbi Lionel Messin e Antoine Griezmann

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El mundo Deportivo’, barcelona është në kërkim të një goleadori që mund të luajë titullar dhe ai që i përshtatet këtij profili është pikërisht Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi 30 vjecar, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2021. Situata jo shumë pozitive e Arsenalit në këtë sezon favorizon pikërisht barcelonën në tentativën për të sjellë në Camp Nou Aubameyang që ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje të Premier Leagues.

Megjithatë, Arsenali edhe pse ndodhet në vendin e 10, me 10 pikë më pak se zona champions, duket se nuk ka ndërmend t’ia lehtësojë gjërat Barcelonës dhe nuk dëshiron që të lejojë largimin e tij në Katalonjë me një cmim të lirë. Në këtë pikë kufizimet ekonomike janë një handikap për skuadrën blaugrana që mund të shfrytëzojë faktin se Aubameyang është mik i mirë me Samuel Umtiti e Ousmane Dembele, me këtë të fundit ai ka luajtur te borussia Dortmund në sezonin 2016/17.

sfidanti.al