Barcelona, Boateng mban premtinin, rimburson fanta-trajnerin

Cdo premtim është një detyrim për Kevin Prins Boateng. Në fakt futbollisti i Barcelonës po rezulton një person që di të mbajë fjalën duke rimborsuar një lojtarë të Fantasy Football që në mënyrë ironike ishte ankuar për transferimin e tij në Instagram.

‘Pas të gjithë paratë që shpenzova për të të marrë në ekipin tim në Fantasy Football, ti lë Sasuolon? Duhet të më rimbursosh-ishte komenti i të riut, që mori shumë shpejt edhe një surprizë nga Boateng i cili i dërgoi pagesën duke ia bërë të ditur lajmin po në rrjetet sociale. ‘Përshëndetje, Renat!Pagesa u krye. të përqafoj fort-shkruante Boateng në mesazhin e tij’

Një histori e këndshme futbolli që pati një fund po kaq të këndshëm, të paktën për momentin. ‘Nuk e besoj, tani do humbas ndjenjat. paratë e marra do të shkojnë për bamirësi, kurse unë do paguaj biletën e do të vij në Barcelonë; do të ishte një ëndërr e bërë realitet të bëja një foto me ty nëse je dakord. Kjo është historia e sportit-u përgjigj djaloshi me emrin Renato që ia kishte dërguar Boatengut numrin IBAN të bankës së tij

sfidanti.al