Arrestimi i Bartomeut; Barcelona ofron bashkëpunimin e saj

Arrestimi i Josep Maria Bartomeut dhe 3 drejtuesve të tjerë të Barcelonës për shkak të ‘Barçagate’ ishte lajmi i ditës jo vetëm në Spanjë por edhe në mbarë botën. Klubi katalanas padyshim që reagoi në lidhje me këtë ngjarje teksa doli me një komunikatë për shtyp ku theksoi se bashkëpunoi me policinë dhe autoritetet gjyqësore për të hedhur dritë mbi atë që po hetohet

Klubi blaugrana theksoi gjithashtu se shpreh respektin maksimal për procedimin juridik në zhvillim e sipër dhe për principin  e pafajësisë së personave të përfshirë në këtë cështje deri në momentin që të vërtetohet e kundërta.

Arrestimi i Bartomeut u bë në kuadër të hetimeve për skandalin  ‘Barçagate’ që shpërtheu vitin e kaluar kur u mësuan lajmet për një akord me I3 Ventures për krijimin e profileve në rrjetet sociale për të dëmtuar imazhin e lojtaëve aktualë të Barcelonës si Lionel Messi e Gerard Pique, ish lojtarë e trajnerë, Xavi,Puyol, Guardiola, personalitete si Joan Laporta apo Victor Font apo institucione që janë të lidhur me Barcelonën si televizioni TV3 dhe e gjithë kjo ndodh pikërisht 6 ditë përpara zgjedhjeve për postin e presidentit të klubit të Barcelonës.

Sfidanti.al