Ardan Turan – gazetarit: Trego respekt për gruan time se ta thyva kokën!

Futbollisti i i klubit turk Bashaksehir të Stambollit, Arda Turan, kërcënoi një gazetar dhe arsyeja është një pyetje drejtuar gruas së tij. Çifti i ri që është martuar kohët e fundit, ndërkohë që për kumbar kishte presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, hëngri darkë, ditët e fundit, me disa miq në një restorant në Stamboll. Duke dalë nga restoranti, futbollisti dhe gruaja e tij bukuroshe, Aslihan, u rrethuan menjëherë nga një grup gazetarësh që e pyetën atë për dasmën që u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar.

“A nuk mendoni se ceremonia e dasmës ishte shumë modeste?”, e pyeti një nga gazetarët gruan e Turanit”, ndërkohë që Aslihani la të kuptohej se nuk kishte ndërmend që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje.

“Arda nuk ju lejon juve që të përgjigjeni?”, vazhdoi më tej gazetari, duke e nervozuar futbollistin më të mirë turk. “Sillu më me respekt, nëse nuk do që të ta thyej kokën”, tha Arda Turani, që luan me klubin e lartpërmendur turk, i huazuar nga Barcelona, me të cilën ai më shumë qëndroi ulur në stolin e rezervave.

Sfidanti.al