Oliver Kahn ‘thumbon’ Bufonin: Po te ishte terhequr do te evitonte Suedine e Realinne Madridit

Ajo çfare ndodhi me Xhanluixhi Bufon ne momentin e akordimit te nje penalltie ne favor te Realit te Madridit ishte ne qender te vemendjes se medias. Fjalet e ashpra qe legjenda e Juventusit tha ne drejtim te arbitrit Oliver u bene objekt diskutimi dhe jo te gjithe ishin dakord me 40 vjeçarin. Kishte nga ata qe e kritikuan portierin italian dhe mes tyre eshte edhe nje ish koleg i Bufonit, Oliver Kahn qe ne nje interviste per ‘Bild’ thumboi Bufonin me fjalet e tij.

‘Nuk eshte e lehte te kuptosh se kur vjen momenti per t’u terhequr-tha Kahn-nese Bufon do ta kishte ndermarre kete hap do te kishte kursyer zhgenjimet e eliminimeve nga Suedia e Reali i Madridit. Por ai u shty nga deshira per te vendosur rekorde te reja dhe endrra per te fituar Ligen e Kampioneve’.

Sfidanti.al