Anglia kërkon nga Rusia qiqrra në hell, 6 metra gardh kunder spiuneve!

Gazeta “San” shkruan se përfaqësuesja e Anglisë u ka dërguar një kërkesë organizatorëve të kampionatit botëror Rusi-2018 që ata të marrin masa për ngritjen e një gardhi gjashtë metra të lartë rreth kampit të tyre stërvitor në Rusi. Anglezët kanë frikë nga spiunët që do të mund të ndjekin stërvitjet dhe, më pas, informacionet përkatës t’ua japin ekipeve kundërshtarë.

Trajneri i përfaqësueses angleze, Garet Sauthgejt, ka zgjedhur Zelenogorskun si kamp stërvitor që, në fakt, është një nga vendet më të qetë, ku ekipi mund të përgatitet pa asnjë problem. Tani për tani, organizatorët ua janë përmbajtur rregullave kryesorë të FIFA-s që parashikojnë ngritjen e gardhit rreth kampeve stërvitore, por, megjithatë, ata janë gati që ta ngrenë atë deri në gjashtë metra të lartë, ashtu sikurse e kërkojnë anglezët.

“Përfaqësuesja e Anglisë ka kërkuar ngritjen e një gardhi gjashtë metra të lartë që të mbrohet nga sy të padëshiruar. Kjo gjë nuk thuhet në rregulloren e FIFA-s, por ne jemi gati që t’ua plotësojmë këtë dëshirë anglezëve”, tha Sergej Klimovi i Komitetit Organizator të Rusisë.

Sfidanti.al