Çfarë Nejmari, Kejni, Grizmani! “Ronaldo bio” do të vlente  433 milionë euro!

Nejmari është futbollisti më i shtrenjtë në botë. PSZH-ja pagoi për shërbimet e tij, verën e kaluar, 222 milionë euro të mëdha. Megjithatë, në një studim të fundit që ka bërë kompania “OpenEconomic” dhe të publikuar në uebsajtin “Playratings.com”, zbulon se transferimi eventual i futbollistit brazilian Ronaldo do të vlente sot 433 milionë euro!

Ronaldo, pasi, gjatë një sezoni me bluzën e Barcelonës, entuziazmoi botën, duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje, më 1997, kaloi tek Interi i Milanit për 28 milionë euro, duke thyer rekordin e atëhershëm, për herë të dytë, në karrierën e tij. Atëkohë, kjo shumë ishte jashtëzakonisht e madhe, por, sidoqoftë, Interi e investoi këtë shumë të madhe që, në fakt, iu shpërblye, duke qenë se “Il Fenomeno”, pavarësisht nga problemet më dëmtimet, arriti të shënoi 59 gola në 99 ndeshje që luajti.

Duke pasur parasysh rezultatet konkrete që ai ka arritur në karrierën e vet, transferimi i Ronaldos nga Barcelona për tek Interi, sipas uebsajtit “Playratings”, sot do të vlente 433 milionë euro që i bie të jetë gati dy herë më më shumë. Duke pasur parasysh sa më sipër, transferimi i Maradonës në Napoli do të vlente 345 milionë euro, ndërsa ai i Platinisë te Juventusi – 334 milionë euro.

Sfidanti.al