Anceloti kthehet në Premier League, zyrtarisht te Evertoni

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi; Karlo Anceloti është trajneri i ri i evertonit. ish tekniku i Napolit firmosi me klubin nga Liverpuli një kontrapër 4 vjet e gjysmë deri në vitin 2024. Evertoni konfirmoi gjithcka nëpërmjet faqes së internetit dhe platformave të saj në rrjetet sociale teksa e përkufizon Ancelottin si një prej trajnerëve më të suksesshëm në botën e futbollit.

Ancelotti që ishte në Goodison Park në sfidën mes Evertonit dhe Arsenalit e mbyllur me barazimin 0-0, do të bëjë debutimin e tij si trajner i Toffees në sfidën e 26 dhjetorit ndaj bërnlit. Për teknikun Emilian që në stafin e tij do të ketë edhe Dankan Ferguson, kjo me Evertonin është eksperienca e dtytë në Premier League pas asaj me Celsin në 2009-2011 me të cilin fitoi edhe një titull kampion dhe 1 Kupë të Anglisë

Vetë Ancelotti nuk e fshehu kënaqësinë e tij të cilin e shprehu nëpërmjet rrjeteve sociale. ‘Ky është një klub i madh me shumë histori dhe tifozë të apasionuar-tha ancelotti-klubi dëshiron suksese e trofem, jam entuziast për perspektivën që do të punoj këtu. E kam ndjekur skuadrën në 2 javët e kaluara, puna e Ferguson ishte e shkëlqyer. Jam i lumtur që do të jetë pjesë e stafit tim’.

sfidanti.al