Agjenti i Van de Beek sulmon Manchester United

Agjenti i Donny Van De Beek, Sjaak Swart indinjohet me Manchester United.Arsyeja është se holandezi në dy ndeshjet e tij të para në Premier League është aktivizuar si zëvendësues.

‘Unë nuk do ta bëja, të aktivizoja  lojtarin për vetëm minuta-tha Seart  duke ou referuar zëvendësimit të  Van de beek me Martial-në kushte normale ndeshja me Brightonin duhej të përfundonte 7-1. Pesë gjuajtje në shtylla pati Brighton. Kanë një ekip të mirë, por kjo nuk duhej të ndodhte për Manchester United’.

Kujtojmë që Manchester United fitoi në frymën e fundit 3-2 ndeshjen ndaj Brightonit

Këtë fundjavë, Manchester United do të përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe mbetet për të parë nëse Solskjaer do të vazhdojë ta mbajë në stol Van de Beek. Nëse do të jetë kështu pritet të rriten problemet për Djajtë e Kuq që e morën holandezin nga Ajaxi për 45 milionë Euro.

Sfidanti.al