Agjenti i Buffon: Xhixhi do te vendose ne qershor nese do terhiqet nga futbolli apo jo

‘Nuk ka ndryshuar asgje qe nga nentori. Xhixhi gjithnje ka thene se ai do te jete ne dispozicion te Kombetares sa here qe ajo te kete nevoje per te. Ky eshte nje hap i rendesishem per Italine qe perjeton nderrimin e brezave dhe eksperienca e Bufon do te jete e dobishme-keshtu eshte shprehur agjenti i portierit 40 vjeçar te Juventusit, Silvano Martina per grumbullimin e Bufon ne kombetare nga Di Biaxhio per ndeshjet me Argjentinen dhe Angline.

‘Cilat jane perspektivat e tij te Te Kaltrit? Nuk e di, kur je ne moshen e Xhixhit duhet te jetosh dite pas dite-vijoi me tej Martina-kjo e Kombetares eshte nje kenaqesi e madhe. Xhixhi e ka per zemer skuadren e Italise dhe do te donte ta mbyllte me te sa me mire. Prania e tij mund te jete diçka pozitive edhe per portieret e rinj te cilet ai mund t’i ndihmoje’.

I pyetur per terheqjen nga futbolli te Bufon, Silvano Martina theksoi: ‘Eshte nje vendim qe do ta marre vete Bufon. Kur me ka folur per kete çeshtje ai gjithnje ka thene se vendimin e tij do ta marre ne fund te sezonit. Dhe kete do ta beje per te mbrojtur historine e tij’.

Sfidanti.al