“Zogjtë kthehen nga shtegtimi”, Formula 1 shton edhe dy gara në kalendar!

Flitet për Çmimin e Madh që do të mbahet në Itali, në Muxhelo, dhe Çmimin e Madh të Rusisë në pistën e Soçit. Formula 1 shtoi edhe dy gara të tjera në kalendarin e Botërorit të këtij viti, i cili tashmë ka 10 dhe jo 8 aq sa ishin javën e kaluar. Tetë gara është minimumi i lejueshëm në bazë të rregullores, ndërsa shpresa është që të ketë edhe Çmime të tjerë të Mëdhenj, për ta bërë më interesant kampionatin botëror të shpejtësisë. Vlen të theksohet se garat do të mbahen në shtator (përkatësisht në 13 dhe 27), dhe se pista e Muxhelos është në pronësi të Ferrarit. Pikërisht aty, skuadra e madhe e Maranelos do të ketë garën numër 1 000 në historinë e saj në Formula 1. Sezoni i tanishëm nisi në 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë në pistën e Shpilbergut, dhe fitues doli Valteri Botas me Mercedes.

Sfidantia.al