Tjetër dëmtim në sulm, Çelsi “humb” shërbimet e Mudryk

Pas barazimit 1 me 1 me “të kuqtë” e Liverpul dhe pas humbjes shokuese 3 me 1, nga “çekanët” e Uest Hem, “blutë” e Çelsit tashmë do të vuajnë një mungesë shumë të rëndësishme në përballjen e radhës ndaj skuadrës së Lutonit. Bëhet fjalë për anësorin ukrainas, Mykhailo Mydruk, mungesën e të cilit e ka konfirmuar vetë tekniku Pochettino, në konfercën për shtyp të organizuar në kuadër të përballjes me “kapelabërësit” anglezë.

“Mykhailo ka një problem të vogël, ai është jashtë, ndoshta për disa ditë, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Jemi të zhgënjyer me situatën duke pasur parasysh se ai luajti 45 minuta kundër Uest Hemit. Shpresojmë ta ndihmojmë atë të performojë ashtu siç mendojmë se mundet. Prandaj, jemi të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë problemi nuk është aq serioz. Do të duhet të presim, ndoshta një javë apo disa ditë”,- tha Poçetino.

 

sfidanti.al