Rrahmani dëmtohet sërish

Dukej se ishte gati për t’u rikthyer, por do të duhet të presim edhe pak para se ta shohim Amir Rrahmanin përsëri në fushë.

Mbrojtësi kosovar i Napolit ishte në stol kundër Pizës dhe rikthimi i tij në formacionin titullar dukej i afërt.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, një dëmtim i ri e ka ngadalësuar rikthimin e tij në fushë: aktualisht nuk ka një datë të konfirmuar për rikthimin e tij.

Mbrojtësi ka luajtur vetëm në 2 ndeshjet e para të Napolit në kampionat dhe nuk është grumbulluar as nga përfaqësuesja e Kosovës për 2 ndeshjet e tetorit.