Ronaldo, përse e refuzove shiritin e kapitenit të Juventusit?!

Me gjasë deshi të kërkonte ndjesë për reagimet e mëparshme, apo edhe të tregonte se mbetet një njeri normal. Kristiano Ronaldo habiti jo pak kur nuk pranoi të vendoste shiritin, ndërsa kapiteni Leonardo Bonuçi doli nga loja i zëvendësuar. Pas vendimit të trajnerit Sarri, shiriti shkoi tek superylli portugez, por ky menjëherë refuzoi dhe shkoi t’ia jepte Blez Matyidisë. Argumenti ishte i fortë, pasi mesfushori francez ka më shumë kohë tek Juventusi sesa CR7-ta.

Gjesti i numrit 7 padyshim që u prit shumë mirë nga tifozët, nga drejtuesit e klubit e nga Sarri, por sidomos nga shokët e skuadrës. Ishte krijuar një gjendje paksa e ndjerë pasi Ronaldo shprehu hapur pakënaqësi pas dy zëvendësimeve radhazi pak javë më parë, dhe klubi e kishte këshilluar atë që t’u kërkonte falje shokëve të ekipit. Tashmë, kjo gjë mund të quhet e ezauruar, dhe për Juventusin e ardhmja pritet të jetë më e mirë. Për më tepër, Ronaldo duket se e ka lënë pas dëmtimin në gju, që e pengoi jo pak, dhe mendohet se do ta ndihmojë më shumë kampionen që të mbrojë titullin dhe të synojë Championsin.

Sfidanti.al