Dokumenti që e pengoi të luante ndaj Amienit në javën e parë të kampionatit, tani ka ardhur. Federata Franceze e Futbollit njofton se ka marrë vërtetimin e transferimit kolosal të Nejmarit nga Barcelona për tek Paris SG, dhe ylli brazilian pritet të jetë në fushë këtë të diel. Përballja e javës së dytë në Ligës së Parë të Francës është në fushën e Gingompit (Guingamp) dhe trajneri Emeri ka mundësi të hedhë në fushë blerjen prej 222 milionë eurosh, ashtu siç ka bërë edhe me brazilianët e tjerë, Tiago Silva e Dani Alvesh. Tani që certifikata e transferimit erdhi, Nejmar do të përpiqet t’u tregojë klasin e tij tifozëve parizienë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre do ta ndjekin nga televizori, meqë PSG luan jashtë fushe.
Sfidanti.al