LIONEL MESI DO TE LARGOHET NGA BARCELONA

Një rrufe në qiell të pastër, që shkakton një tronditje prej tërmeti, ndonëse qielli vërtet ishte me vranësira. Lionel Mesi do të largohet nga Barcelona pas 21 vjetësh në klub, sepse katalanasit nuk kanë mundësi financiare për të prezantuar kontratën  e re me kapitenin argjentinas. Vetë Barcelona konfirmon lajmin më shungullues të dekadave të fundit, që ndoshta nuk krahasohet as me largimin e Maradonës nga Napoli apo të Pelesë nga Santosi. Mesi kishte rënë dakord për akordin duke ulur rrogën 50 për qind, por as kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe pse duhet pritur për të parë përfundimin e vërtetë të kësaj historie, fakti që vetë Barcelona u detyrua të pranonte mosnënshkrimin e kontratës me Mesin, e bën të vështirë që të ndodhë ndryshe.

Sfidanti.al