Konfliktet e shumta të Murinjos, nga Vengeri, te Konte e Solskjeri

Me Sër Aleks Fergusonin ndoshta nuk pati aq shumë probleme pasi skocezi ishte një emër madhështor dhe portugezi thjesht bëri ndonjë batutë të vogël. Gjithsesi, me kolegët e tjerë, Zhoze Murinjo nuk shkoi aq mirë dhe historitë e tij me ta kanë disa “seri”. Arsen Venger ishte “armiku publik” numër 1 për të, duke hedhur e pritur thumba e akuza, derisa u përplasën në vijën anësore në një derbi, kur Vengeri e shtyu Murinjon. Pasi francezi u largua nga trajningu, portugezi foli fjalë të mira për të. Akuza dhe ofendime edhe për Klaudio Ranierin kur ishin që të dy në Itali, me Murinjon që drejtonte Interin. Rafa Benitez ishte armik në Champions duke e eleminuar dy herë Çelsin e tij, ndonëse në kampionat blutë kishin epërsinë. Më pas erdhi Antonio Konte, me të cilin pati një përballje të ashpër sepse italiani shkoi ta sulmonte në vijën anësore në një ndeshje Mançester Junajtid-Çelsi. Konte e ofendoi rëndë Murinjon duke e quajtur “të sëmurë me sklerozë”, “njeri i vogël”, dhe hipokrit e duke i kujtuar ofendimet për Ranierin,ndërsa më pas i doli atij në krah kur e shkarkuan tek Leisteri. Së fundmi vjen sherri verbal me Solskjerin, të cilin e quajti “një baba të keq”, por tifozët në rrjetet sociale i kanë dalë kundër portugezit.

Sfidanti.al