Ka një kasetë në ‘kasafortën” e Kombëtares që merr formën e plotë…pas humbjeve flakëruese si kjo e fundit me {ekinë. Ku e pësuam si në një ndeshje boksi, kur të vërsulet kundërshtari sapo bie gongu për të të hedhur nokaut. Edhe Kombëtarja ra përtokë, tamam tamam ne stadiumin “Epet’, që për ne u përkthye në ..tapet!
Cila është kjo kaseta e famshme e Kombëtares, e cila nuk ndryshon prej gati dy dekadash? Thonë se e ka sjellë me vete presidenti Duka dhe e mban gati..Janë tinguj që dalin nga “muzika e humbjes”. Shfaqet i pari trajneri Silvinjo ,që nuk analizon medioikritetin e lojës së ekipit që drejton, por thotë se {ekia na kishte studiuar mirë e mirë per 2 apo 3 dite dhe ia doli me sukses. Sipas logjikës “braziliane”, ne e paskemi studiuar mirë kur fituam 3 me 0 , ndërsa këtë herë e kishin radhën ata të na studionin…
Sa herë që humbet Kombëtarja, do të ishte haleluja po të mos shfaqej edhe kapiteni ysaj Hysaj. Ai që shfaqet..si më i miri i të këqinjve. Edhe Hysaj, tëpkë si trajneri, ka besimin e plotë pas ndeshjes se {ekia e kishte përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Nuk spiunon shokët e ekipit si e dorezuan lojën, por kapërcen “ylberin” duke zbuluar të mirat e Çekisë. Edhe Bajrami me shokë, ata që ishin si hije në fushë, u kishte pëlqyer shumë se si e kishte përgatitur ndeshjen {ekia…
Sfidanti.al